LAJMI I FUNDIT:

JYSK sjell një përvojë fantastike të blerjes – prezanton konceptin skandinav

JYSK sjell një përvojë fantastike të blerjes – prezanton konceptin skandinav

Para 16 viteve, në Fushë Kosovë, JYSK hapi pikën e parë – ndërkaq sot, vite më pas, prezantoi konceptin 3.0 të dyqanit, duke dëshmuar se vazhdimisht zhvillohet si kompani dhe e sjell më të mirën për konsumatorët.

Me misionin për të ofruar zgjidhje skandinave për gjumin dhe jetesën, JYSK gjithmonë ka qenë zgjedhja e parë e konsumatorëve

Me këtë rikonstruktim që është prezantuar sot, JYSK e ka arritur qëllimin për rritjen e standardit.

Në ceremoninë e rikonstruktimit ka marrë pjesë pronari i JYSK për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni Fatmir Zymberi, si dhe drejtori i përfaqësive të JYSK nga Danimarka, Frederik Kroun.

Në foto: Drejtori i përfaqësive të JYSK, Frederik Kroun; dhe pronari i JYSK për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, Fatmir Zymberi

Frederik Kroun ka treguar se është i mahnitur me punën që është bërë në dyqan dhe ka treguar se JYSK në Kosovë ka arritur ta përvetësojë mënyrën skandinave të prezantimit.

Duke i rikujtuar vështirësitë e së kaluarës, edhe pronari i JYSK për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, Fatmir Zymberi, ka treguar se rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë, por se me ndihmën e bashkëpunëtorëve është arritur suksesi.

JYSK këtë ndryshim do ta vazhdojë në të gjitha dyqanet në Kosovë për të pasur një mënyrë më efikase të ekspozimit të produkteve, një ndriçim më të mirë, dysheme prej druri dhe qartësi më të madhe të dyqanit.

Një prej gjërave më interesante sa i përket këtij rikonstruktimi është se i gjithë ndryshimi ka ndodhur duke mos e mbyllur dyqanin asnjë ditë.

Përndryshe, JYSK GROUP ka mbi 2,700 dyqane, mbi 23,000 punëtorë dhe është prezent në 51 shtete të ndryshme të botës.