Juventusi siguron lojtarin e radhës për Kupën e Botës për Klube

Futbollisti francez Randal Kolo Muani, i cili është i huazuar te Juventusi nga PSG-ja, do të luajë për klubin nga Torino në Kupën e Botës për Klube.
Gara fillon pas një jave në SHBA, ndërsa për qëndrimin e Kolo Muanit foli drejtuesi i “Zonjës së Vjetër”, Damian Comolli.
“Jam i kënaqur të njoftoj se kemi arritur një marrëveshje me PSG-në për të zgjatur huazimin e tij deri në fund të Kupës së Botës për Klube”.
"Lidhur me një huazim të mundshëm për sezonin 2025/26, ende nuk kemi arritur një marrëveshje me PSG-në, por jam optimist", tha Comolli në një konferencë për shtyp.
Kolo Muani mbërriti te Juventusi në janar dhe ka shënuar 8 gola në 16 ndeshje në Serie A për klubin e Torinos.
Në Kupën e Botës për Klube në SHBA, Juventusi do të luajë në fazën e grupeve kundër Manchester Cityt, ekipit maroken Ëydad dhe Al-Aïn nga Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/











































