LAJMI I FUNDIT:

Juventusi në Kosovë, vazhdojnë regjistrimet për fëmijë (Foto)

Juventusi në Kosovë, vazhdojnë regjistrimet për fëmijë (Foto)

Klubi i madh italian Juventus do të mbajë një kamp në qytetin e Gjilanit në muajin tetor.

Skuadra e njohur italiane Juventus çdo vit e më shumë është duke punuar me akademinë e klubit dhe për rrjedhojë është duke mbajtur kampe në të gjithë botë, ndërsa nga ky vit do të fillojë edhe në Kosovë, gjegjësisht Gjilan.

Ky kamp organizohet nga gjiganti torinez Juventus në bashkëpunim me shkollën e futbollit ‘Shqiponjat’ nga Prishtina.


Fëmijët nga mosha 6 deri në moshën 17 vjeç kanë filluar regjistrimin për këtë kamp që do të mbahet nga 3 deri më 8 tetor.

Numri është i limituar pasi do të pranohen gjithsej 150 fëmijë dhe për këtë duhet të veproni sa më shpejtë që të regjistroheni.

Organizatori i kampit, Bujar Abdullahu, thotë se gjithçka është duke shkuar mirë dhe është i kënaqur me numrin e të interesuarave.

“Gjithçka është duke shkuar mirë. Përgatitjet janë duke shkuar mirë dhe jemi të kënaqur me numrin e të interesuarve. Kanë mbetur ende vende të lira dhe fëmijët mund të aplikojnë për tu bashkuar me ne”, ka thënë Abdullahu për Telegrafin.

Fëmijët në këtë kamp do të mësojnë metodat e punës që punohen në klubin e Juventusit dhe do të punohet nga12-15 lojtarë me trajnerë të Juves.

Kampi do të mbahet në fushën e re me bari sintetik në Gjilan. /Telegrafi/

JUVEE

Në trend Sport

Më shumë
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

Premier League
Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

La Liga
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Kalo në kategori