Juventusi mposht kampionin e Evropës, vendos goli i Chiesa

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Chelseat me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja nisi me një rast të mirë për Chelsean, ku Romelu Lukaku në minutën e 7-të shpërdoron një rast të mirë.
Juventusi u kundërpërgjigj me një aksion të bukur në minutën e 20-të, ku Federico Chiesa gjuan, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 26-të, Kai Havertz kishte rastin e fundit në pjesën e parë, por gjermani u rrëzua, ndërsa penallti nuk kishte.
Me të filluar pjesa e dytë, Zonja e Vjetër gjeti golin, pas një aksioni shumë të bukur.
Federico Bernardeschi gjen bukur në zonë Federico Chiesan i cili me një goditje të bukur shënon për 1-0.
https://twitter.com/TopFootballShow/status/1443307112814219276
Juve mund të rriste epërsinë në minutën e 64-të, por pasimi i Juan Cuadrados nuk u kthye në gol nga Bernardeschi që vetëm me portier gjuajti jashtë.
Lukaku huqi një rast të mirë në minutën e 83-të, duke gjuajtur jashtë.
Në kohën shtesë Kai Havertz gjuajti me kokë, por jashtë.
Juventusi mori një fitore të madhe, duke shkuar në kuotën e 6 pikëve. /Telegrafi/



















































