LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mposht Bolognan, i afrohet edhe më shumë titullit

Juventusi mposht Bolognan, i afrohet edhe më shumë titullit
Juventus (Getty Images)

Juventusi ka fituar në shtëpi ndaj Bolognas me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka arritur të fitojë ndaj Bolognas me rikthim, duke iu ofruar edhe më shumë titullit kampion për këtë sezon në Serie A.

Pjesa e parë e takimit ishin paksa e baraspeshuar, por ishin vetëm mysafirët të cilët arritën të shënojnë me anë të Simone Verdit (30′), i cili nga penalltia kaloi skuadrën e tij në epërsi 1-0.


Verdi hapi rezultatin (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Juventusi arriti të kthehet shpejt në lojë duke gjetur golin në minutën e 52-të, ku mbrojtësi Sebastian De Maio devijoi gabimisht topin për të barazuar në 1-1.

Ishte Sami Khedira, i cili në minutën e 64-të shënoi për epërsinë 2-1 pas një harkimi të mirë të Douglas Costas.

Khedira kaloi Juven në epërsi (Getty Images)

Ylli brazilian, Costa, ishte përsëri asistues edhe tek goli i tretë, ku gjeti për mrekulli Paolo Dybalan (69′), i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Dybala shënoi pas asistimit të Costas (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Juventusi ka 91 pikë në vendin e parë apo shtatë më shumë se Napoli në të dytin, ndërsa Bologna renditet e 12-ta me 39 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër udhëton te Roma, ndërsa Bologna e pret Chievon. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6iy4a2

https://www.dailymotion.com/video/x6iy6ha

https://www.dailymotion.com/video/x6iy7e0

https://www.dailymotion.com/video/x6iy7uv

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori