LAJMI I FUNDIT:

Juventusi interesohet për transferimin e tre futbollistëve nga Chelsea

Juventusi interesohet për transferimin e tre futbollistëve nga Chelsea

Juventusi pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të janarit.

Me ardhjen e Thiago Mottas në krye të skuadrës ka ndryshuar sistemi i lojës së Juventusit dhe Zonja e Vjetër detyrohet të futet në tregun e transferimeve shkaku i lëndimeve.

Dy mbrojtësit kryesor, Gleison Bremer dhe Juan Cabal nuk do të luajnë më këtë sezon dhe Juventusi ka tre emra nga Chelsea në listën e dëshirave.


Qendërmbrojtësi francez Benoit Badiashile është një nga emrat më të nxehtë për qendrën e mbrojtjes, ku francezi mund të shkoj si huazim me të drejtë blerje.

Opsioni i dytë nga Chelsea është ai i mbrojtësit të majtë Ben Chilwell i cili do ta zëvendësojë Cabalin në krahun e majtë të mbrojtjes. Eksperienca e tij e madhe ka bërë që Juventusi ta ketë në listën e dëshirave.

Opsioni i tretë nga Chelsea është mesfushori i ri italian Cesare Casadei. Mesfushori defensivë nuk ka pasur shumë hapësira dhe pëlqehet shumë nga Juventusi.

Casadei do t’i bashkohej Zonjës së Vjetër vetëm në rast se Nicolo Fagioli do të largohet gjatë janarit dhe mesfushori i ri shihet si zëvendësuesi i tij në Allianz Stadium.

Calciomercato ka raportuar se qëllimi i drejtuesve të Juventusit është t’i marrë treshen e Chelseat si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori