Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri dhe tanimë ka disa emra në listën e dëshirave.

Sulmuesi i Lille, Jonathan David do të largohet nga skuadra si lojtar i lirë në fund të sezonit dhe Juventusi ka shfaqur interesim për të, raporton Sky Sport.


Sipas Sky Sport, 25-vjeçari kanadez kërkon një pagë prej 9 milionë euro në sezon, si dhe një bonus nënshkrimi prej 15 milionë eurosh, pa përfshirë tarifën e agjentit prej 10 milionë eurosh.

Prandaj, klubi që dëshiron të nënshkruajë me Jonathan si agjent i lirë do të duhet të shpenzojë një total prej 34 milionë euro.

Raportohet se Juventusi ka nisur tashmë negociatat me rrethin e Davidit. Interi ka zhvilluar bisedime edhe me agjentin e kanadezit.

Jonathan David

Megjithatë, Juventusi aktualisht ka avantazhin, pasi po kërkon të përforcojë repartin ofensivë. /Telegrafi/

telegrafi sport app