LAJMI I FUNDIT:

Juventusi bënë presion për Kanten

Juventusi bënë presion për Kanten

Problemet e vazhdueshme me lëndime të Sami Khediras thuhet se kanë bërë që Juventusi të rrit interesin e tyre për N’Golo Kanten.

Mesfushori i Leicester Cityt ka një klauzolë të lirimit prej 25 milionë eurove dhe ka tërhequr interesin nga një numër i madh i klubeve.

E gjithë kjo pas një sezoni madhështor për ‘Dhelprat’ më të cilët edhe fituan Ligën Premier.


Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Mesfushori i Bianconerëve, Sami Khedira ka gjetur edhe një herë një lëndim muskulor, dhe sipas Tuttosport, kampionët italianë janë në kërkim për një alternativë më të besueshme në mesfushën mbrojtëse.

Pavarësisht klauzolës së lirimit, ‘Zonja e Vjetër’ po kërkojnë të paguajnë vetëm 20 milionë euro për reprezentuesin francez, por këtu mund të shohim klube të tjera tek e mposhtin me një ofertë më të lartë. /Telegrafi/