Juventusi afër eliminimit nga Liga e Kampionëve, Benfica po i jep leksion në pjesën e parë

Pjesa e parë mes Benficas dhe Juventusit është mbyllur me epërsinë e vendasve me rezultat 3-1.
Benfica e nisi shumë më mirë takimin, duke e pasur posedimin dhe rastet.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 17-të, kur Antonio Silva u gjet më së miri në zonë dhe me kokë shënoi për 1-0.
Juventusi arriti të barazojë pas vetëm katër minutash kur Dusan Vlahovic u gjet mirë në zonë për 1-1.
Por Benfica fitoi penallti në minutën e 27-të, kur Juan Cuadrado luajti me dorë në zonë.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Joao Mario për 2-1.
Në minutën e 35-të erdhi edhe leksioni i Benficas, ku në një kundërsulm të shpejtë shënuan një gol shumë të bukur me anë të Rafa Silva.
https://twitter.com/FTunanovic/status/1584996917486194688
Juventusi është shumë afër eliminimit nga Liga e Kampionëve, pasi vetëm fitoja e mbante në lojë. /Telegrafi/





















































