Barcelona nuk ia ka dalë që të mposhtë rezitencën e hekurt të Juventusit në ndeshjen kthyese, duke mos arritur asgjë më shumë se një barazim me rezultat 0-0, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga dy ndeshjet, teksa Juventusi vazhdon ëndrrën për triumf në Ligën e Kampionëve.

Ishte ditur se pas sfidës së parë që përfundoi 3-0 për Juventusin në Torino për Barcelonën do të jetë e vështirë.


Kjo pasi që është pritur se Bianconerët do të vijnë të përgatitur me mbrojtje të çeliktë të udhëhequr nga mjeshtri i tyre, Massimiliano Allegri.

koreografia 6 Koreografia para takimit...

Atmosfera në fillim të takimit ishte impozante dhe u mendua se Blaugranët mund të inspiroheshin, megjithatë, kjo ishte vetëm një utopi.

messi suarez 1 e1492633365200 Kur s'ta don, s'ta don...

Qysh në start të takimit u vërejt se Juventusi është shumë i fokusuar dhe e di se çka kërkon nga ky takim.

Rasti më i mirë për Barcën në pjesën e parë erdhi në minutën e 19-të, kur Messi dështoi të realizonte pas një goditje.

messi 1 2 Nuk ishte nata e Messit...

Deri në fund të pjesës së parë Barcelona bëri përpjekje, por nuk ja doli me çka fraksioni i parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë Barcelona u imponua që të sulmojë më shumë dhe arriti deri te rastet.

Së pari ishte Cuadrado ai që nuk konkretizoi një mundësi të artë në minutën e 50-të, kur nuk goditi si duhet pasi pranoi një top në zonë.

messi suarez 2 As gjyqtari nuk ndihmoi...

Në vazhdim ishte Juve që ndërtoi barrikadën në mbrojtje dhe luajti më ashpër, çka rezultoi në një karton të Sami Khediras i cili mundon në ndeshjen e ardhshme.

Në minutën e 66-të Messi lëshoi një mundësi të artë, kur në portën e zbrazët nuk arriti që topin ta drejtojë drejt një goli që do të ndezte shpresën e Barcelonës.

messi suarez 4 Edhe Pique luajti si sulmues, por ishte e kotë...

Deri në fund të takimit vazhdoi dominimi i Barcdelonës, por nuk arriti as se si që të shpërthejë në murin e gjallë italian të ngritur nga Allegri.

messi suarez 5 Kërkoi penalti kontraverse, por gjyqtari ishte perfekt...

Si rezultat, pas këtij barazimi pa gola prej 0-0, Juventusi kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga dy ndeshjet, me çka prek edhe gjysmëfinalen dhe vazhdon ëndrrën për trofeun e Ligës së Kampionëve, teksa Barcelona eliminohet edhe nga gara më prestigjioze evropiane e futbollit, Liga e Kampionëve, duke dështuar të realizojë një tjetër “Remontada” sikurse që ishte ajo ndaj PSG-së. /Telegrafi/

https://twitter.com/SerieA_English/status/854781761905098752

telegrafi sport app