Me shumicë votash të stafit akademik të 13 fakulteteve, profesor Jusuf Zejneli u zgjodh rektor i Universitetit të Tetovës, për mandatin e ardhshëm trevjeçar, 2023 – 2026.
Pas marrjes së rezultateve për realizimin e votimit të sotëm për zgjedhjen e Rektorit, të dorëzuara nga komisionet e njësive akademike, Komisioni qendror universitar i zgjedhjeve i ka kontrolluar dhe përmbledhur rezultatet e votimit për të gjitha njësitë e UT-së.
Nga UT njoftojnë se të drejtë vote kanë pasur gjithsej 334 anëtarë të këshillave mësimorë-shkencorë të fakulteteve.
“Gjatë procesit të votimit të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 302 votues, ku kandidati Prof. Dr. Jusuf Zejneli ka marrë 260 vota, kandidati Prof. Dr. Bashkim Ziberi 14 vota, kandidatja Prof. Dr. Myqereme Rusi 1 votë, kandidati Prof. Dr. Dervish Alimi 0 vota dhe 27 vota kanë rezultuar të pavlefshme”.
“Kandidatët për rektor gjatë votimit janë vlerësuar sipas pikëve të fituara, edhe atë: Prof. Dr. Jusuf Zejneli, profesor ordinar në Fakultetin Juridik, ka fituar gjithsej 2307,215 pikë; Prof. Dr. Bashkim Ziberi, profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, ka fituar gjithsej 89,337 pikë; Prof. Dr. Myqereme Rusi, profesoreshë ordinare në Fakultetin Filozofik, ka fituar gjithsej 3,448 pikë dhe Prof. Dr. Dervish Alimi, profesor ordinar në Fakultetin Filologjik, ka fituar gjithsej 0 pikë”.
“Në përputhje me nenin 106, paragrafi 9, i Statutit të Universitetit të Tetovës, për mandatin e ardhshëm trevjeçar 2023-2026, Rektor i Universitetit të Tetovës është zgjedhur kandidati Prof. Dr. Jusuf Zejneli, profesor ordinar në Fakultetin Juridik, i cili ka fituar më shumë pikë në këtë proces zgjedhor”, thuhet në njoftimin e UT-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City