LAJMI I FUNDIT:

Justin Trudeau thotë se një mandat tjetër i Trumpit, do të krijonte “paparashikueshmëri” për Kanadanë

Justin Trudeau thotë se një mandat tjetër i Trumpit, do të krijonte “paparashikueshmëri” për Kanadanë

Kthimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për një mandat tjetër mund të krijojë “paparashikueshmëri” për kanadezët, tha të martën kryeministri kanadez Justin Trudeau – duke paralajmëruar mbi rizgjedhjen e mundshme të Trumpit, shkruan Forbes.

Trudeau, i cili foli para anëtarëve të kabinetit, tha se Trump “përfaqëson një sasi të caktuar të paparashikueshmërisë”, duke shtuar se partia e tij Liberale “nuk do ta dinte saktësisht se çfarë do të bënte, transmeton Telegrafi.


“Qeveria kanadeze u përball me sfida gjatë presidencës së Trumpit”, tha Trudeau, duke përfshirë tarifat e shtuara për çelikun kanadez dhe rinegocimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, e cila u rishkrua nën administrimin e Trump si Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada.

“Qeveria e Trudeau ishte në gjendje të merrej vesh me Trumpin gjatë negociatave, duke mbrojtur interesat kanadeze dhe duke treguar se mund të krijojmë rritje në të dy anët e kufirit”, tha Trudeau.

Presidenca e Trumpit “nuk ishte e lehtë herën e parë”, tha Trudeau gjatë një ngjarjeje javën e kaluar, duke shtuar, “nëse ka një herë të dytë, nuk do të jetë e lehtë”. /Telegrafi/