Justin Timberlake i bërtet një anëtari të ekipit teknik para mijëra njerëzve gjatë koncertit të tij

Justin Timberlake është bërë pjesë e një kontestimi të ri, pasi një video e publikuar në internet e tregon atë duke humbur durimin gjatë performancës së tij në 'Lytham Festival' në Britani, në fillim të korrikut.
Në video shihet momenti kur këngëtari i famshëm reagon ashpër për shkak të një problemi teknik gjatë interpretimit të këngës së tij ikonike 'Cry Me a River'.
Në fillim të videos, Timberlake duket i qetë, teksa flet me një anëtar të ekipit teknik, i cili – sipas gjuhës së trupit – duket se po i jep një afat kohor për rregullimin e problemit.
Por kur afrohet një teknik tjetër, këngëtari papritmas humb kontrollin, shpërthen në britma dhe largohet nga ekipi me nervozizëm.
Ky veprim ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Shumë e kanë cilësuar sjelljen e tij si joprofesionale.
@aydannzacc * SOUND CUTS #justintimberlake #lythamfestival
“Të humbësh nervat në skenë dhe të reagosh ndaj stafit teknik – kjo thjesht nuk është në rregull”, ka shkruar një komentues.
Të tjerë kanë tentuar ta kuptojnë situatën nga këndvështrimi i artistit.
“Sinqerisht, është shumë e vështirë të qëndrosh krejtësisht i qetë kur teknika të saboton koncertin përpara mijëra njerëzve”, thuhet në një koment tjetër.
Ndërsa një fans ka shtuar: “Ai në fakt nuk i humbi nervat, vetëm ishte dukshëm i frustruar. Edhe unë do të isha po të isha në vendin e tij”.

Një përdorues në TikTok e ka mbështetur me fjalët: “Ai po përpiqej të ofronte një show të jashtëzakonshëm për njerëzit që kanë paguar biletën – është normale të jetë i ndjeshëm ndaj këtyre problemeve”.
Pavarësisht incidentit, Timberlake është treguar mirënjohës ndaj publikut. Ai postoi në Instagram një slideshow me fotografi nga koncerti, duke shkruar: “Lytham, JU DUA!”
Ky koncert ishte pjesë e turneut aktual të këngëtarit, që shënon rikthimin e tij në skenë pas një pauze të gjatë. Justin Timberlake, i cili e nisi karrierën në grupin e njohur NSYNC, sot mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës pop. Ai është i martuar me aktoren Jessica Biel dhe së bashku kanë dy djem: Silas (10 vjeç) dhe Phineas (4 vjeç). /Telegrafi/



























































