Këngëtari i njohur Justin Bieber duket se në asnjë moment nuk i mungojnë femrat.

Së fundmi, ai ka shkuar në Dubai për të kaluar disa ditë pushimi, gjersa është bërë e ditur se atje ai nuk ndodhet vetëm.


Në një fotografi që paparacët kanë zënë në befasi 23 vjeçarin, i cili shihet nën shoqërinë e një femre misterioze me bikini.

Ai ka qenë shumë i përfolur në media për lidhjet e tij, ndërsa viteve të fundit është munduar që ta mbajë sa më private jetën e tij, megjithëse shpesh ka rënë pre e paparacëve të cilët zbulonin haptaz lidhjet e reja të këngëtarit. /Telegrafi/

IMG 1437

IMG 1438

IMG 1439