LAJMI I FUNDIT:

Juristi Qorrolli me analizë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Presidentit

Juristi Qorrolli me analizë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Presidentit
Foto: Arkiv

Njohësi i çështjeve juridike, Vigan Qorolli, ka bërë një analizë kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së presidentit.

Qorolli përmes disa pikave ka shpjeguar se kur duhet të bëhet konstituimi i Kuvendit, duke thënë se do të duhej të mblidhej rreth mesit të muajit mars, por jo më vonë se ky muaj, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, ai ka thënë se procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, duhet të fillojnë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, dhe se procedurat mund të fillojë kurdo pas konstituimit të Kuvendit të ri, por jo më vonë se data 6 prill.

“Në rast se deri më 6 prill – nuk konstituohet as Kuvendi dhe as nuk fillojnë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri – atëherë zgjedhjet e 14 shkurtit nuk do të kenë asnjë vlerë kushtetuese, sepse brenda majit/qershorit të këtij viti duhet të mbajmë zgjedhje të reja parlamentare”, ka shkruar ai.

Për më shumë, postimi i plotë:

I.
Zgjedhjet e përcaktuara më 14 shkurt 2021, do t’i përzgjedhin 120 anëtarët e legjislaturës së VIII’të të Kuvendit të Kosovës, të cilët me pas, sipas Kushtetutës, duhet ta votojnë Kryetarin e ri dhe Kryesinë e Kuvendit — akt i cili zyrtarisht e quan të konstituuar legjislaturën e re.

II.

Kuvendi i ri mund të konstituohet në çdo kohë dhe për shkak të afateve të shkurtra do të duhej të mblidhej rreth mesit të muajit Mars, por jo më vonë se fundi i këtij muaji.

Qeveria po kështu mund të votohet në seancat e para të Kuvendit të ri.

III.

Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës pritet të jetë kryefjala e stabilitetit politik të Kuvendit — meqë kjo gjë është e lidhur me afate strikte kushtetuese. Më 6 maj 2021 i skadon përkohshmëria në detyrë e UD Presidentes, Vjosa Osmani, post të cilin e mban si derivativ i postit të Kryetares së Kuvendit. Në rast se Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit e zgjedh një kryetar/e të ri të tij, atëherë afati i Presidentit në detyrë NUK zgjatet — në asnjë variant, me kryetar të ri ose jo, i cili sipas prerogativës kushtetuese e ushtron edhe detyrën e presidentit — por kjo detyrë zgjate maksimumi deri në ditën e 6 majit. Ky afat nuk zgjatet (edhe) nëse kemi një kryetar të ri të Kuvendit.

IV.

Procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri sipas nenit 86 (2) të Kushtetutës “duhet të fillojnë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”. Procedura mund të fillojë kurdo pas konstituimit të Kuvendit të ri, por jo më vonë se data 6 prill 2021.

Nëse hyhet në javën e parë të prillit pa procedurat e zgjedhjes së Presidentit, atëherë aktivizohet neni 82.1 (3) i Kushtetutës, që e shpërndan Kuvendin, e që thotë: “nëse brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës.”

V.

Me fjalë të tjera, Kuvendi shpërndahet nëse nuk zgjidhet Presidenti në këtë mënyrë, ndërsa varianti i dytë poashtu e shpërndan atë në rast se në tri raunde të votimit të Presidentit dështojnë — neni 86 (6) — “Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet mbahen brenda 45 ditësh.”

VI.

Kosova ndodhet para disa afateve strikte kushtetuese, të cilat legjislatura e re e Kuvendit duhet t’i zbatojë në mënyre imperative.

Në rast se deri me 6 prill — nuk konstituohet as Kuvendi dhe as nuk fillojnë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri — atëherë zgjedhjet e 14 shkurtit nuk do kenë asnjë vlerë kushtetuese — sepse brenda majit/qershorit të sivjeme duhet të mbajmë zgjedhje të reja parlamentare“, ka thënë ai.

Theksojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori