Juristët kanë vlerësuar durimin e Qeverisë në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit, derisa ata se e shohin si progres shtrimin e sovranitetit në veri të vendit. Por sipas tyre mbetet problemi stagnimi në aspektin e diplomacisë për çështjen e veriut pas Rastit Banjska.
Juristi Bardhyl Hasanpapaj në RTV Dukagjini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë, duke theksuar se hapja e urës mbi lumin Ibër nuk duhet të bëhet pa koordinim me ta. Sipas Hasanpapajt, përkundër përpjekjeve të Kosovës për të stabilizuar situatën në veri pas sulmit në Banjskë, masat e marra njëanshëm kanë përkeqësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, duke bërë që sanksionet të mbeten ende në fuqi.
“Fatkeqësisht, Kosova ende mbetet nën sanksione të BE-së. Serbia mori agresionin, dhe gjithë bota demokratike priste pasoja, por kjo nuk ndodhi. Ndërsa ne vazhdojmë të mbetemi nën masa, Serbia nuk pati ndonjë ndëshkim të menjëhershëm,” deklaroi Hasanpapaj, duke shtuar se Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në terren, por tani është koha të rifillojë një komunikim më të afërt me aleatët.
Juristi theksoi se, pavarësisht përmirësimit të gjendjes në veri dhe vendosjes së autoritetit të Kosovës në atë zonë, situata diplomatikisht ka ngecur. Sipas tij, tani që është bërë progres substancial në terren, është koha për të bërë përparim edhe në diplomaci. “Kosova ka nevojë t’i kthehet një progresi tjetër në diplomaci. Shenjat e para të këtij progresi janë shfaqur në Procesin e Berlinit, ku pati disa sinjale pozitive,” vlerësoi Hasanpapaj.
Ndërkohë, avokati Shkëlzen Sopjani kritikoi ashpër qeverinë për dështimet e saj në politikën e jashtme, duke theksuar nevojën për një ndryshim rrënjësor të qasjes së Republikës së Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Sipas tij, duhet një rifokusim në marrëdhëniet diplomatike dhe të bëhet më shumë për lobimin ndërkombëtar.
“Shpeshherë ne flasim diçka dhe veprojmë ndryshe, dhe kjo na bën të pabesueshëm. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, të pasurit të drejtë nuk të garanton sukses; ai varet nga sa arrin ta materializosh atë avantazh,” tha Sopjani, duke shtuar se ka nevojë për një ndryshim esencial në mënyrën se si qeveria angazhohet me partnerët e saj dhe me korporatat ndërkombëtare.
Duke komentuar mbi sigurinë në veri të Kosovës, Sopjani vlerësoi praninë e shtuar të KFOR-it si garanci për parandalimin e ndonjë përshkallëzimi të situatës.
“Edhe pse Serbia ka një grupim të ushtrisë përreth kufirit të Kosovës, prania e KFOR-it bën të pamundur përkeqësimin e situatës së sigurisë,” tha ai, duke theksuar se forcat ndërkombëtare, veçanërisht ato të SHBA-së, Britanisë dhe Turqisë, janë të gatshme të veprojnë me vendosmëri për të ruajtur paqen në rajon.
Sopjani përfundoi me një kritikë ndaj qeverisë, duke theksuar se deklaratat e vazhdueshme të liderëve të Kosovës për një rrezik të mundshëm të sulmit nga Serbia vetëm sa dëmtojnë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe pengojnë ardhjen e investimeve të huaja.
Në përfundim, mes diskutimeve të nxehta mbi sanksionet dhe sfidat e politikës së jashtme, është e qartë se si Hasanpapaj ashtu edhe Sopjani pajtohen mbi një gjë: Kosova duhet të forcojë koordinimin me aleatët ndërkombëtarë për të ruajtur stabilitetin e brendshëm dhe për të përmirësuar pozicionin e saj në skenën globale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

"Ishte mysafir në restorant", familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se i ndjeri u kap aksidentalisht nga plumbat

Prokuroria nis hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Vrasja në Prishtinë, Gashi: I plagosuri është në gjendje stabile, planifikojmë intervenimin në këmbën e majtë

Rama: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë përfshin edhe Shkodrën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?