Drejtori i futbollit i Red Bull, Jurgen Klopp ka folur për shkarkimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi, si dhe për thashethemet që e lidhin atë me klubin.

Duke folur për agjencinë franceze AFP, ish-trajneri i Mainz, Dortmund dhe Liverpool pranoi se e priti lajmin për Alonson me ndjenja të përziera.


Klopp gjithashtu i dërgoi një mesazh bordit të klubit madrilen në lidhje me planifikimin sportiv.

"Do të rekomandoja që kur të shkarkojnë trajnerin, të kenë një ide se kush do të jetë pasardhësi i tij", ka thënë fillimisht Klopp.

“Dhe kjo është realiste. Nëse mendojnë se mund ta sjellin Pepin, do të thoja se shanset nuk janë veçanërisht të mëdha”.

Ai në fund mohoi çdo interes për të marrë drejtimin e Real Madridit.

"Jam në një fazë të jetës sime ku jam plotësisht i lumtur me situatën time. Nuk dua të jem askund tjetër", tha ai, duke minimizuar raportimet e medias. /Telegrafi/

telegrafi sport app