LAJMI I FUNDIT:

Juncker për hapjen e negociatave: Të mbahet premtimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Juncker për hapjen e negociatave: Të mbahet premtimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përparime thelbësore.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian me rastin e debatit për përgatitjet për Këshillin Evropian të 17-18 Tetor 2019, Juncker kërkon që të mbahet premtimi me vendet e Ballkanit Perëndimor.


“Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përparim thelbësor. Kjo është arsyeja pse Presidenti Sassoli, Presidenti Tusk, Presidentja e zgjedhur von der Leyen dhe unë u shkruajtëm një letër Shteteve Anëtare duke i ftuar ata të bëjnë atë që u premtuan vendeve të Ballkanit Perëndimor veçanërisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por edhe reformat e guximshme që ka ndërmarrë Shqipëria, duhet të na lejojnë që t’i hapim negociatat”.

“Nëse Evropa ka një vullnet të fortë, gjithmonë ekziston një mënyrë për të arritur qëllimet e dakorduara zakonisht. Unë e marr shembullin e marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë – korniza evropiane dhe perspektiva evropiane kanë ndihmuar për të siguruar që një konflikt dhjetëvjeçar zgjidhet përfundimisht. Dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë me guxim, na lejojnë të parashikojmë në një mënyrë të favorshme hapjen e negociatave të pranimit”, ai./lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori