LAJMI I FUNDIT:

Juncker: Brexit nuk rrezikon shpërbërjen e BE-së

Juncker: Brexit nuk rrezikon shpërbërjen e BE-së

Bashkimi Evropian nuk do të rrezikohet nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Evropian.

Kështu vlerësoi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kur ka mbetur edhe një javë nga referendumi për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.


“Nuk besoj se Bashkimi Evropian do të jetë në rrezik nëse Britania e Madhe del nga BE, pasi që ne do të vijojmë një politikë përafrimi në fushën e bashkëpunimit në Evropë, kryesisht në planin e unionit ekonomik”, deklaroi ai.

Ndërsa, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk nuk është fare optimist se Britania e Madhe do të mbetet në BE, pasi që sipas tij, sondazhet tregojnë të kundërtën.