LAJMI I FUNDIT:

Judah: Dialogu në komë, Thaçi kurrë në pozitë më të dobët

Judah: Dialogu në komë, Thaçi kurrë në pozitë më të dobët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të kenë nesër në Bruksel një takim jo formal me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Ky takim do të duhej të ishte një shkëmbim mendimesh lidhur me vazhdimin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, por do të flitet edhe për zbatimin e asaj që deri tash është arritur në dialog.


“Në çfarë drejtimi do të shkojë dialogu, i cili nga fundi i vitit të kaluar po vendnumëron, pak kush e di në këtë moment. Dialog teknik nuk kishte nga viti i kaluar, por kishte disa takime në Bruksel, megjithatë nuk kishte ndonjë përparim të dukshëm. Se a do të ndryshojnë gjërat në të ardhmen dhe në çfarë drejtimi, është çështje për të cilën mund të hamendësohet, por gjithashtu është shumë e qartë se ai (dialogu) është futur në problem të madh”, ka thënë për gazetën serbe “Blic” analisti dhe publicisti britanik Tim Judah.

“Nga marrëveshja e fundit e nënshkruar në vitin 2015, vetëm një nga katër pikat (kodi telefonik për Kosovën) është implementuar. Por, gjatë kësaj kohe ka ndryshuar konteksti politik”, thotë Judah, përcjell Telegrafi.

Sipas analistit britanik, nga pala serbe Aleksandar Vuçiq është më i fortë se kurrë, kurse Hashim Thaçi, kurrë nuk ishte më i dobët.

“Ata vazhdimisht thonë se po punojnë në fazën e re të dialogut, por në fakt, ne nuk dimë çfarë do të thotë kjo”, tha Judah.

Ai thotë se dobësia e Thaçit do të thotë se do të jetë vështirë të implementohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, pa një përkrahje të fuqishme nga Parlamenti.

“Megjithatë nuk pajtohem me kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, se dialogu është i vdekur, por ai definitivisht është në komë”, ta Judah. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori