LAJMI I FUNDIT:

Ju mpihen gishtat natën? Shkoni sa më parë te mjeku

Ju mpihen gishtat natën? Shkoni sa më parë te mjeku

Zgjimi me mpirje të duarve apo gishtave mund të jetë një ndër shenjat e para të sindromës së kanalit karpal, gjendjes kur shtrëngohet nervi më i rëndësishëm afër nyjës së dorës

Pas shkundjes së dorës apo pas disa lëvizjeve dhe shtrëngimit të dorës, mpirjet kryesisht pushojnë, thotë neurologu Gereon Nelles.


Sindroma e kanalit karpal në fazën e hershme mund të trajtohet pa ndërmarrje operative, andaj më mirë është që sa më parë të shkoni te mjeku, transmeton Telegrafi.

Mjeku mund t’ju rekomandojë përdorimin e shkopit kirurgjikal për nënllërë, i cili do të pengojë lakimin e nyjës së dorës.

Nëse nervi është i tendosur një kohë të gjatë, mpirja, por edhe dhembja mund të përhapen nga gishtat në supe.

Më së shpeshti është e pranishme ndjenja e pakëndshme në gishtin e madh, në gishtin tregues dhe në gishtin e unazës.

Në rastin më të keq, kur gishtat janë të palëvizshëm një kohë të gjatë, është i domosdoshëm operimi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori