LAJMI I FUNDIT:

JP Morgan: Bitcoin nuk është më ai biznesi fitimprurës që njihnim

JP Morgan: Bitcoin nuk është më ai biznesi fitimprurës që njihnim

Kostoja mesatare e prodhimit të një kriptovalute Bitcoin në mbarë botën ishte 4,060 dollarë në tre mujorin e katërt të vitit 2018, ndërsa aktualisht vlera një Bitcoin sillet me rreth 3,600 dollarë dhe nuk është më ai biznesi fitimprurës për gërmuesit e kriptovalutave.

Sipas analistëve të JP Morgan Chase, bankës më të madhe për investime, rënia e vlerës nga 6,500 në nivelin 4,000 dollarë ka shtyrë gërmuesit e kriptovalutave drejt rezultateve negative financiare në çdo rajon me përjashtim në Kinës, përcjell Telegrafi.

Për gërmuesit “low-cost” që gjenden Kinë, prodhimi i një Bitcoini kushton 2,400 dollarë dhe kjo vjen për arsye se ata kanë marrëveshje me gjeneruesit e energjisë elektrike, si shkrirësit e aluminit të cilët duan të shesë sasinë e energjisë së tepërt.


Elektriciteti është kostoja më e madhe për gërmuesit e kriptovalutave të cilët mbajnë në funksion konfigurime masive kompjuterësh për të përpunuar blloqet e Bitcoinit.

Si rezultat nëse kostoja e Bitcoin qëndron siç është apo bie më tutje, gërmuesit me kosto të larta do të detyrohen të tërhiqen nga tregu, ndërsa gërmuesit në vende me kosto të lartë elektriciteti largohen nga tregu dhe mbeten vetëm ato kinezë, atëherë kostoja për gërmimit monedhës do të bjerë në 1,260 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori