Është prezantuar këtë të mërkurë “Lëvizja për ndryshim”, forca e re politike që do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Pjesë e saj është ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo u shpreh e gëzuar me krijimin e një lëvizjeje të re dhe tha se vjen në një moment kur vendi është pa alternativë.
Topalli u shpreh kundër Kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët sipas saj luftojnë për të mbajtur monopolin politik.
“Këta të tre veprojnë sikur Shqipëria është prona e tyre dhe shqiptarët rrogëtarët e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata kush duhet të punojë e kush jo… Praktikisht vendi është pa alternativë. Ata të tre do të bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Besojnë se duke thënë gënjeshtra konstante do të zhdukin të vërtetën. Dhe për këtë sulmojnë, kërcënojnë, shpifin, për çdo lëvizje të re”, tha Topalli.
Ish-kryetarja e Kuvendit u shpreh besimplotë se me të rinjtë në këtë lëvizje do të ketë një mundësi për të rinjtë në mënyrë që Shqipëria të jetë e shqiptarëve.
Edhe pse gjatë viteve të fundit ka qenë jo shumë aktive në politike, Topalli tha se nuk e ka humbur asnjëherë shpresën. Ajo u shpreh se qeveria e dalë nga 25 Prilli duhet të dalë nga zgjedhjet e ndershme, ndërsa vendi ka nevojë për një opozitë që nuk shitet.
Ajo ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje, ndërsa premtoi se do të bëhet avokate e interesave të tyre.
“Dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, ndaj ju ftoj, bëhuni autorë të fatit tuaj mos kini frikë, bëni betejën për jetën tuaj, mos kini frikë, ngrihuni për projektin e ëndrrave tuaj. Jeta është një spektakël i pabesueshëm. Ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Ne do ja dalim, mos kini frikë. Frikë duhet të kenë vetëm ata që vjedhin, ata që mbajnë peng vendin dhe partitë. Frikë duhet të kenë ata që i kanë vënë fëmijëve tuaj rrugët e botës. Nuk mund të kthehemi mbrapa dhe të ndryshojmë fillimin, por të qëndrojmë ku jemi dhe të ndryshojmë finalen. Ky është premtimi im.
Ftoj çdo njërin për këtë betejë, nuk do jetë e lehtë, por është e drejtë t’i dalësh zot vendit. Nuk kam as para dhe as vende pune për të ofruar. Ju ofroj vetëm sfidë, kapeni. Nuk kam asnjë pushtet. Kam përvojën e nevojshme, vullnetin e palëkundur dhe besimin për të kontribuar që ky vend të bëhet. Koha është tani. Ju ftoj, eja me ne. Bashkohu me ne të fillojmë betejën. Të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës për këtë vend.
Deri më 25 Prill nuk do të resht së bëri betejën bashkë me të këta vajza të reja, qytetarë, inxhinierë, intelektualë në të gjithë Shqipërinë. Më 25 Prill ne të gjithë do heshtim, atë ditë do të flasin vetëm shqiptarët, atë ditë do të jetë dita e tyre dhe do vendosin nëse do të kemi përsëri një Shqipëri të Metës, të Ramës dhe të Lulit, apo do të kemi një Shqipëri të shqiptarëve”, tha Topalli./tvklan.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'