Filloi takimi midis prokurorit shtetëor Ljubomir Joveski në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike ku dakordohen detajet se si do të merren lëndët që i udhëheq PSP-ja.

Gjatë ditës së djeshme, PSP njoftoi se është e gatshme që menjëherë t’i dorëzojë të gjitha lëndët dhe dëshmitë në Prokurorinë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e PSP-së nuk është cekur nëse në Prokurorinë Publike do të dorëzohen edhe audio-incizimet, përkatësisht përgjimet ilegale.

Ndryshe, më edhe dy ditë, përkatësisht më 15 shtator skadon mandati i kryeprokurores speciale Katica Janeva e cila është edhe e dyshuar në rastin ‘Haraçi’./Telegrafi/