LAJMI I FUNDIT:

Jovanovska hedh poshtë akuzat e Mickoskit për familjarizëm në Agjencinë e Punësimit

Jovanovska hedh poshtë akuzat e Mickoskit për familjarizëm në Agjencinë e Punësimit

Biljana Jovanovska, drejtoreshë e Agjenicisë për Punësime ka reaguar ndaj pohimeve të Hristijan Mickoskit, lider i OBRM-PDUKM-së, në debatin televiziv të mbajtur mbrëmë, ku u përballën Kryeministri Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

Jovanovska ashpër i demanton, duke i konsideruar si të pa vërteta dhe tendencioze pohimet e Mickoskit për gjoja punësim të familjarëve të saj në Agjencinë e Punësimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithë çfarë tha Mickoski mbrëmë, në debatin me Zaevin
Lexo po ashtu Gjithë çfarë tha Mickoski mbrëmë, në debatin me Zaevin

Ajo thekson se në 10 muajt e fundit në Agjencinë në fjalë punësohen kuadro të nevojshëm profesionalë të cilët kanë aplikuar përmes konkurseve publike, dhe se asnjëri prej tyre nuk është në lidhje farefisnore me të.


Jovanovska i lidh akuzat e Mickoskit me pararendësen e saj, Sllobodanka Aleksovska, që sipas Jovanovskës, është konstatuar se e ka keqpërdorur pozitën e saj dhe ka blerë gjëra ushqimore dhe veshje me para të shtetit.

Jovanovska thotë se këshilltarja e Mickoskit duhet të jep llogari për dëmet e shkaktuara në Agjencinë e punësimit./Telegrafi/

Gjithë çfarë tha Zaevi mbrëmë, në debatin me Mickoskin
Lexo po ashtu Gjithë çfarë tha Zaevi mbrëmë, në debatin me Mickoskin

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Drejtësi
​Sekuestrohen rreth 3 mijë euro false, arrestohet një person në Prishtinë

​Sekuestrohen rreth 3 mijë euro false, arrestohet një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

​KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori