LAJMI I FUNDIT:

Josipoviq: Maqedonia t’i zgjidhë vetë problemet e brendshme

Josipoviq: Maqedonia t’i zgjidhë vetë problemet e brendshme

Këto ditë në Shibenik të Kroacisë është mbajtur një mbledhje vjetore e organizatës joqeveritare ”Tangjeta kroato-maqedonase”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim mori pjesë edhe ish-kryetari kroat, ndërkaq tani, lider i partisë ”Përpara Kroaci”, Ivo Josipoviq, që është anëtar nderi i kësaj shoqate.


Josipoviq tha se ne kohën e mandatit të tij, kundërshtarët e tij e kritikuan se është kujdesur shumë për fqinjët, por thotë se fqinjësia është mjaft e rëndësishme për secilin shtet.

Në lidhje me krizën politike në Maqedoni, Josipoviq ka deklaruar se Maqedonia ka shumë probleme, por duhet patjetër të zgjidhen nga vetë maqedonasit./Telegrafi/