Anthony Joshua nuk e ka pranuar në mënyrë sportive humbjen e dytë nga Oleksandr Usyk, në përballjen për titujt kampion në peshat e rënda.

Pavarësisht se kishte pritshmëri të larta për të marrë hak ndaj boksierit ukrainas për atë disfatë në shtatorin e kaluar, sërish AJ u detyrua të dorëzohej përball tij.


Në ndeshjen e vlefshme për titujt IBO, IBF, WBA dhe WBO, britaniku mori një tjetër disfatë nga votat e tre anëtarëve të jurisë pas 12 raundeve të luftuara me Usyk, ndërsa mbrëmja pas humbjes nuk ishte aspak e qetë për 30-vjeçarin.

Fillimisht, Joshuas iu desh të përballej edhe me kritikat që vërshuan nga spektatorët ndërsa në një moment britaniku ishte gati të përballje fizikisht me një prej tyre, por për fat ekipi i tij e ndali boksierin të bënte ndonjë marrëzi fatale.

Pamje të tilla pati edhe kur dëshiroi të largohej para kohe në drejtim të tunelit, por që u rikthye sërish në ring. /Telegrafi/

telegrafi sport app