Joshua i vendosur që të përballet me Furyn në duelin që do thyejë të gjitha rekordet

Anthony Joshua ka zbuluar se ai dëshiron të vazhdojë me boks edhe për shtatë vite të tjera, por fillimisht është duke menduar për meçin me Tyson Furyn.
AJ konfirmoi të martën mbrëma se ka progres në bisedime me kampin e Gypsy King për të zhvilluar duelin që do t’i thyejë të gjitha rekordet.
Sipas informatave të para, të dy boksierët do të fitojnë rreth 100 milionë euro nga ky duel që pritet të zhvillohet në maj të vitit 2021.
Kjo përballje mes tyre do të zhvillohej në stadiumin mitik Wembley, derisa pritet të jenë të pranishëm edhe rreth 100 mijë tifozë.
Joshua arriti të mposhtë para disa ditësh Kubrat Pulevin, për t’i mbrojtur kështu titujt e tij, e që tani është i fokusuar te Fury.
“E gjitha çfarë dua nga ai është ora e tij Rolex. Ai më ka thënë më parë se: ‘Nëse më mposht mua apo më nokauton, ti mund ta marrësh orën time Rolex’. Ajo është çfarë dua më shumë”, ka thënë AJ me humor.
“Jam më i uritur se që isha më parë për të fituar duelet. Ishte një stërvitje shumë e mira me të disa vite më parë. Nuk kuptoja shumë nga boksi, por ishte diçka shumë e mirë”.
“Kur ishin në stërvitje, ishte një Rolex i tij, më kishte pëlqyer shumë dhe ai (Fury) më kishte thënë se nëse do e mposhtja, do e merrja atë. Por, aktualisht është diçka e madhe mes nëse (titulli kampion i unifikuar në peshat e rënda)”, ka shtuar më tej Joshua. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë