LAJMI I FUNDIT:

Joseph: Propozimi francez njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas, këtë duhet ta bëjnë edhe SHBA-të me një dokument

Joseph: Propozimi francez njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas, këtë duhet ta bëjnë edhe SHBA-të me një dokument

Analisti politik Edward Joseph, i cili në një artikull të fundit për “Foreign Policy” i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të mbajnë përgjegjës Bullgarinë për bllokadën dyvjeçare në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, iu përgjigj në “Twitter” letrës së hapur drejtuar publikut maqedonas nga ambasadorja amerikane Kate Byrnes.

Joseph, një njohës i mirë i çështjeve në Ballkan, ligjërues në Universitetin prestigjioz “Johns Hopkins” në Uashington.


“Maqedonasve u takon të vendosin në një debat demokratik dhe transparent nëse propozimi për anëtarësim në BE mbron dinjitetin, sigurinë dhe identitetin e tyre”, tha ai.

Ambasadorja Byrnes thekson në letrën e hapur se SHBA-ja është “aleat, partner dhe mik” i Maqedonisë së Veriut. Joseph i bëri thirrje SHBA-së që të mbështesë qëllimet e saj të mira me një mbështetje reale si “ajo që u treguan maqedonasve me njohjen e emrit kushtetues të vendit nga Presidenti Georg Bush në vitin 2004, në një moment kritik pavarësisht vërejtjeve të Greqisë”.

“Është e vërtetë se ky propozim për anëtarësim në BE e njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas, atëherë të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe SHBA-ja”, thotë Joseph.

Sipas tij, presidenti Joe Biden duhet të afirmojë identitetin maqedonas në një marrëveshje kulturore bilaterale me tekst të marrë nga Marrëveshja e Prespës.

Në letrën e Byrnes, sugjerohet se Bullgaria tashmë e ka njohur identitetin maqedonas, “kështu që nëse kjo është e vërtetë, atëherë Sofja nuk do të ketë asnjë kundërshtim” si për atë ashtu edhe për gjuhën maqedonase.

“SHBA vetëm do të rikonfirmojë atë që Bullgaria tashmë ka nënshkruar”, thotë Joseph.

Sipas tij, ky gjest politik i SHBA-së do të përkrahet gjerësisht nga maqedonasit etnikë, shqiptarët në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori