LAJMI I FUNDIT:

Joseph: Një Serbi e madhe çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas

Joseph: Një Serbi e madhe çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas

Afrimi i Edi Ramës dhe Alleksandar Vuçiqit nuk është “i shëndetshëm”, thotë Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

“Në fakt, duhet përkujtuar se një Serbi e madhe çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo po thyhet në Kosovë, në lumin Ibër. Tregu ekonomik rajonal është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, por nuk mund të realizohet pa vlera evropiane, demokratike.


Përkundrazi, mund të jetë i rrezikshëm”, konsideron Joseph.

Ai shton se është fakt i paqëndrueshëm që Kosova ende nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e pronës së Manastirit të Deçanit.

Tutje thekson se Kosova e ka obligim që ta zbatojë vendimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse këtë e ka pranuar në vitin 2013 dhe 2015, në kontekstin e negociatave.

“Prishtina mund të propozojë në mënyrë konstruktive se si Asociacioni komunave me shumicë serbe mund të organizohet në harmoni me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe me interesat e serbëve atje. Është shumë e mundur të formohet një asociacion i tillë që nuk do të ishte Republikë Sërpska, duke kontribuar kështu në krijimin e besimit”, shprehet ai.

Sipas tij, presidenti serb Alleksandar Vuçiq e paraqet Serbinë si një partnere kyçe në rajon për Perëndimin, edhe pse nuk është.

“Në fakt është një faktor destabilizues. Nuk mund të jesh partner i Perëndimit dhe në të njëjtën kohë të promovosh ‘Botën serbe’, sepse këto dy gjëra janë të papajtueshme. Nuk mund të jesh një partner perëndimor dhe në të njëjtën kohë të promovosh Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin, duke hyrë në një partneritet strategjik me Kinën dhe Rusinë”, thekson Joseph, për Radion Evropa e Lirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori