Jorginho shkëlqen, Tomori vlerësim të dobët: Milan 0-2 Chelsea, vlerësimet e lojtarëve

Chelsea ka shënuar fitore si mysafir i Milanit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Jorginho që shënoi golin e parë, ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang shënoi të dytin në këtë fitore të londinezëve.
Italiani Jorginho ishte më i vlerësuari në fushë me notën 7.9.
Pas tij ishte Mason Mount me notën 7.8, pasi shkëlqeu në këtë përballje.
Më së dobëti u vlerësua Fikayo Tomori që mori karton të kuq me notë 3.0.
Notat e lojtarëve të Milan dhe Chelsea
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































