Jorge Mendes shpërthen në lot kur flet për vdekjen tragjike të Diogo Jotas

Diogo Jota ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti fatal me automjet në Zamora, Spanjë.
Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare, duke lënë pas një valë trishtimi në botën e futbollit.
Sipas raportimeve fillestare, aksidenti ndodhi kur automjeti Lamborghini, në të cilin ndodhej Jota, pësoi një përplasje të rëndë, duke u kapluar nga zjarri, siç e përshkruan disa dëshmitarë.
Autoritetet spanjolle po hetojnë shkaqet e incidentit, por dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë luajtur një rol kryesor. Në aksident humbi jetën edhe vëllai i Jotas, Andre Silva, duke e thelluar tragjedinë për familjen e tij.
Ndërsa largohej nga vendi i ngjarjes, Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, ngushëlloi prindërit dhe gruan e yllit të Liverpoolit.
Përpara se të hipte në makinë, ai foli me lot në sy për CMTV: “Kemi humbur dy njerëz të shkëlqyer. Diogo është një shembull si person, si mik, si profesionist, si bashkëshort. Ende nuk mund ta besoj. Është shumë e vështirë”.
Shokët e ekipit, përfshirë Cristiano Ronaldon dhe lojtarët e Liverpoolit si Darwin Nunez dhe Luis Diaz, kanë shprehur trishtimin e tyre përmes mesazheve emocionuese në mediat sociale.
Videon mund ta shikoni KËTU. /Telegrafi/




















































