Nga: Ben Blushi
Jonuz Selimi është nga Durrësi. Bën portrete. Del çdo ditë në pedonalen përballë detit.
Kur njerëzit pranojnë, ai i pikturon. Ka një qese të mbushur me portrete. Nuk e di sa i shet. Nuk ma ka thënë.
Herën e parë e pashë në shkurt. Binte shi. Frynte shumë erë. Unë kisha në kokë një kapuç. Jonuz Selimi kishte një kapele. Me strehë.
Më foli anglisht. Ej, amerikano, amerikano.
No, i thashë.
Aaa… italiano, italiano
I bëra një foto. Ndoshta dy. Apo tre.
Io skulptoro, skulptoro albaneze.
I bëra disa fotografi të tjera. Ndoshta dhjetë. Njëzet.
Artista, artista, tha Jonuz Selimi.
Pablo Picasso, Pablo Picasso di Durraco, thashë unë
Si, si, Pablo Picasso, Pablo Picasso,
Io artista, skulptoro, skulptoro albaneze
Vjeni vjeni, Jonuz Selimi filloi të ecte. Kthehej dhe më bënte me dorë ta ndiqja.
Rreth 50 metra nga vendi ku rrinte, në buzë të detit ishte një portret i gdhendur. Në gur. Io, io, skulptura. Io in marmo.
Ishte vetë Jonuz Selimi. I bërë nga Jonuz Selimi. Në mermer të kuq.
Vedi kua, më tha. Jonuzo Selimi, kua kua, dhe tregoi nënshkrimin e vet mbi gur. Bravo, bravo Pablo Piccaso di Durraco, i thashë duke fotografuar Jonuz Selimin mbi Jonuz Selimin.
No no, tha. Io Jonuzo Selimi. Artista albaneze. Io fejsbuko fejsbuko.
Nxori nga xhepi një karton. Ishte adresa e tij e fejsbukut. E shkruar me dorë.
Para disa ditësh e gjeta në makinë. Mu kujtua Jonuz Selimi. Shkova prapë në Durrës. Në Pedonalen përballë detit. Ishte vapë. Shumë diell. Më pak zogj. Më shumë njerëz. Jonuz Selimi ishte aty.
Pablo Picasso, e thirra.
Si, si, tha, artista albaneze,
Skulptoro, skulptoro,
I bëra disa shkrepje të tjera. Jonuz Selimi kishte një çadër. Të pahapur. Përballë tij një burrë tjetër i binte çiftelisë dhe qeshte me ne.
Ia bëra me dorë t’i bashkohej Jonuz Selimit. Hajde, i tha Jonuzi. Do të na bejë fotografi ky
Ç’është ky, i tha burri. Nuk e di ça është, tha Jonuzi. Ndonjë i huaj. Amerikan.
U ulën të dy në stol. Bravo artista albaneze, i thashë unë.
I bëra me shenjë nga çadra. A ok, tha Jonuz Selimi. Na kërkon të hapim çadrën, i tha çiftelisë. E hapi. E zgjati nga çiftelia. Tani bjeri, i tha.
Po ku del tingulli në fotografi, tha burri. Pse ti bije kot. Edhe unë i bëra shenjë t’i binte. I ra.
Shkrepa disa foto. Kushedi ku do na çojë, i tha Jonuz Selimi. Në ndonjë ekspozitë. Rri mirë.
Çiftelia qeshi. Jonuz Selimi ngriti çadrën.
Gracie Pablo Picasso, Grande Jonuzo Selimi, i thashë.
Si, si, Jonuzo Selimi, artista albaneze, tha Jonuz Selimi,
Më dha prapë një karton. Me adresën e fejsbukut.
Tani kam dy kartona në makinë.
Do shkoj prapë.
Më mirë tre se dy.
Pablo Picasso nuk ka patur fejsbuk.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Çka nënkupton shatërvani?
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak