Jonida Maliqi publikon video nga momenti kur ndodhi tërmeti në Tiranë

Sot (e mërkurë) në orët e hershme në Shqipëri është ndjerë një tërmet në orën 11:02 të paradites.
Epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Ky tërmet është ndjerë nga mijëra qytetarë të kryeqytetit.
Edhe këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, i ka ndjerë lëkundjet gjatë paradites së sotme.
Këngëtarja ka publikuar në InstaStory një video, ku shfaq ambientin në të cilin ajo ndodhej pak minuta pasi u ndje tërmeti.
Jonida në ato momenti ishte në katin e tetë të ndërtesës, teksa rastësisht ishte duke bërë një video në Instagram.
"Kur natyra të vë në provë, ndjesia e tërmetit nga kati i tetë", ka shkruar Maliqi në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/
Më poshtë gjeni videon e publikuar nga këngëtarja Jonida Maliqi në InstaStory:
Nga
Telegrafi
04/07/2018
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
































































