Jones: Nuk ka nevojë për panikë

Mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve skuadra prishtinase pësoi disfatën e parë në Ligën Ballkanike nga rumunët të cilët i bombarduan me trepikësha, duke i shënuar 17 sosh nga 33 gjuajtje gjithsej, qe i bie se ishin të saktë rreth 50% në këto gjuajtje. E këtë e pranon edhe fundori amerikan.
“Craiova luajtën shumë më fortë se ne mbrëmë dhe vërtetë ishin shumë precizë në gjuajtjet e tyre. Cdo skuadër në Ligën Ballkanike është e aftë të fitojë ndeshje, dhe fakti që Peja i mposhti ata, nuk do të thotë se për ne do të duhej të fitonim me lehtësi”, tha Kendrick Jones për Telegrafin.
I pyetur se a është klubi për momentin në një krizë të brendshme, për shkak të dy humbjeve radhazi, dhe se a ka ndonjë përçarje brenda klubit, Jones tha: “Nuk ka nevojë për panikë, kjo ishte vetëm një ndeshje. Ne ende jem në maje të Ballkan Ligës”, potencoi amerikani.
Ai më tej shtoi se ndihet shumë i kënaqur në klub dhe se nuk di asgjë në lidhje me Alban Veselin dhe Edmond Azemnin, për të cilët po flitet se nuk janë të kënaqur në klub dhe se po shikojnë mundësitë e largimit te një klub tjetër. /Telegrafi/





















































