LAJMI I FUNDIT:

Jon Tarifa zbulon se si lindi ideja e këngës kushtuar Barack Obamës (Video)

Jon Tarifa zbulon se si lindi ideja e këngës kushtuar Barack Obamës (Video)

“Dont’ go” është një këngë e Jon Tarifës, këngëtarit shqiptar që vazhdon karrierën në Holandë.

Klipi i kësaj kënge po bën së fundmi xhiron e rrjetit, deri tek vajzat e Obamës, të cilat e kanë shpërndarë në faqen e tyre në Facebook. Arsyeja? Në të përmblidhen momentet më të bukura të Presidentit në ikje nga Shtëpia e Bardhë, Barack Obama.

Në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, Tarifa ka thënë se kënga fillimisht nuk është nisur për të.


“Kënga është për çdokënd që do t’i thotë dikujt “Don’t go”. Ky version, le ta quajmë politik, me momentet më pikante të Barack Obamës lindi nga Spiros Lena. Ne u kërkuam në rrjete sociale njerëzve të na dërgonin çaste me të dashurit e tyre të zemrës, në mënyrë që në fund t’i mblidhnim në një klip. Po na vinin deri në pesë video në ditë, derisa po aty na mbërriti edhe kjo video që na habiti krejt. Na u duk aq shumë profesionale në montazh sa vendosëm ta shpërndanim menjëherë”,- ka thënë Tarifa.

Videoja është bërë hit në rrjet, e kjo ka bërë që kënga të dëgjohet më shumë, por Jon Tarifa thotë se klipi, ashtu siç është ideuar në fillim, do të realizohet gjithsesi.

https://www.youtube.com/watch?v=qtiyAFf9ix4

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Magazina
Kalo në kategori