“Johnson&Johnson” heq nga tregu pesë kremra për diell: Në vend që të mbrojnë, ato mund të shkaktojnë kancer
Kompania amerikane “Johnson&Johnson” (J&J) do të tërheqë vullnetarisht pesë kremra dielli nga tregu.
Spërkatjet në fjalë janë Neutrogena dhe Aveeno pasi që u zbulua se shkakton kancer në disa mostra.
Këto janë katër produkte aerosoli për mbrojtjen nga dielli nga marka Neutrogena – “Beach Defense”, “Cool Dry Sport”, “Invisible Daily Defense” dhe “Ultra Sheer”, dhe llak “Protect + Refresh” nga kompania Avino, raporton theguardian.
Kompania me bazë në New Jersey tha se konsumatorët duhet të ndalojnë së përdoruri ato produkte dhe t’i largojnë, pasi testet e brendshme zbuluan nivele të ulëta benzine në disa mostra, transmeton Telegrafi.
J&J gjithashtu informon shpërndarësit dhe shitësit me pakicë që të pezullojnë shitjen e këtyre produkteve dhe të rregullojnë kthimin e tyre “si një masë paraprake”.
Benzeni klasifikohet si një kancerogjen njerëzor, një substancë që potencialisht mund të shkaktojë kancer në varësi të niveleve dhe shkallës së ekspozimit të lëkurës në atë përbërës.
Kompania amerikane shtoi se benzeni nuk është një substancë që është pjesë e produkteve të saj të kremrave ndaj diellit dhe se po heton shkakun e ndotjes së produkteve të saj me atë përbërës.
Deklarata gjithashtu thekson se ekspozimi ditor në sasitë e benzenit, të cilat u përcaktuan në testet në këto spërkatje me krem dielli, nuk mund të shkaktonte pasoja të dëmshme shëndetësore.
Konsumatorët këshillohen të kontaktojnë mjekun ose profesionistin e kujdesit shëndetësor nëse kanë ndonjë shqetësim, pyetje ose nëse kanë përjetuar ndonjë problem në lidhje me përdorimin e këtyre produkteve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend