LAJMI I FUNDIT:

Johnson: Miratimi i ligjit të sigurisë cenon autonominë e Hong Kong-ut

Johnson: Miratimi i ligjit të sigurisë cenon autonominë e Hong Kong-ut

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha të mërkurën se miratimi i ligjit të sigurisë në Kinë, cenon shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kong-ut, si dhe kërcënon liritë dhe të drejtat e mbrojtura nga Deklarata e Përbashkët e vitit 1984.

“Zbatimi i këtij ligji cenon marrëveshjen midis të tre palëve, e cila u nënshkrua në vitin 1984. Ajo shkel shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kong-ut ndërsa është edhe në kundërshtim me ligjin themelor të kësaj të fundit”, tha Johnson.


“Ligji gjithashtu kërcënon liritë dhe të drejtat e mbrojtura nga marrëveshja jonë e përbashkët”, u shpreh ai.

Ndryshe, reagimi i Johnson erdhi pasi Kina të martën miratoi zyrtarisht një ligj të sigurisë kundër Hong Kong-ut, i cili vë në diskutim autonominë e kësaj të fundit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky vendim ka ngjallur protesta të ndryshme në vend, pasi policia në Hong Kong ka arrestuar një burrë i cili bartte flamurin e pavarësisë. /Telegrafi/