LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp mban unazën e ‘të vërtetës’ në gjykatë mes betejës ligjore me Amber Heard

Johnny Depp mban unazën e ‘të vërtetës’ në gjykatë mes betejës ligjore me Amber Heard

Johnny Depp bëri një deklaratë në gjykatë të enjten – fjalë për fjalë.

58-vjeçari mbante një unazë të trashë argjendi me fjalën “truth” (e vërteta) të shkruar në të për paraqitjen e tij të fundit në betejën e tij ligjore me ish-gruan Amber Heard.


Depp po padit 36-vjeçaren për shpifje pasi ajo aludoi se marrëdhënia e tyre ishte abuzive në një artikull të shkruar për The Washington Post në vitin 2018.

Ekipi ligjor i Depp ka argumentuar se pretendimet e Heard kanë dhënë një goditje në karrierën e tij, reputacioni i tij tashmë i shkatërruar duke e penguar atë nga mundësitë fitimprurëse – duke përfshirë një rol në “Pirates of the Caribbean 6”.

“Nuk do t’i shohësh më kurrë sytë e mi” - publikohet një audio-incizim që tregon arsyen se përse Johnny Depp nuk e ka shikuar në sy gjatë gjithë gjyqit Amber Heard
Lexo po ashtu “Nuk do t’i shohësh më kurrë sytë e mi” - publikohet një audio-incizim që tregon arsyen se përse Johnny Depp nuk e ka shikuar në sy gjatë gjithë gjyqit Amber Heard

Ndërkohë, Heard ka pohuar se pretendimet e saj janë të vërteta. Ajo e ka akuzuar Depp se e ka rrahur dhe kërcënuar se do ta vriste gjatë lidhjes së tyre.

Shikuesit po japin publikisht mbështetjen e tyre pas njërit ose tjetrit duke përdorur “#IStandWithJohnnyDepp” ose “#IStandWithWithAmberHeard”.

Motra e Amber Heard thotë se ishte dëshmitare kur Johnny Depp abuzoi me motrën e saj
Lexo po ashtu Motra e Amber Heard thotë se ishte dëshmitare kur Johnny Depp abuzoi me motrën e saj

Emra të njohur si Chris Rock, Joe Rogan, Ireland Baldwin dhe Eva Green kanë shprehur mbështetje publike për Depp, ndërsa Julia Fox, Kathy Griffin dhe Howard Stern kanë bërë të njëjtën gjë për Heard.

Pra, unaza që mbante aktori tërhoqi shumë vëmendje në internet. Ndërsa shumë fansa të Depp menduan se 58-vjeçari po nënkuptonte se e vërteta do të triumfonte, të tjerë menduan se ishte një zgjedhje “e çmendur” ta mbante atë në gjykatë. /Telegrafi/