LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden thotë se 10 deri 15 për qind e amerikanëve ‘nuk janë njerëz shumë të mirë’ – një deklaratë gati e njëjtë i kishte kushtuar shumë Hillary Clinton

Joe Biden thotë se 10 deri 15 për qind e amerikanëve ‘nuk janë njerëz shumë të mirë’ – një deklaratë gati e njëjtë i kishte kushtuar shumë Hillary Clinton

Kandidati demokrat për presidenti të SHBA-së në zgjedhjet e tetorit Joe Biden ka thënë në një diskutim për vrasjen e George Floyd se një pjesë e madhe e konsiderueshme e amerikanëve nuk janë ‘njerëz shumë të mirë’.

Kjo deklaratë e tij, siç vlerësojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, edhe pse me tendencë për të sulmuar kundërkandidatin Donald Trump – potencialisht mund të jetë e dëmshme për vet Biden.


“Me siguri ka diku nga 10 deri në 15 për qind të njerëzve atje që janë njerëz jo shumë të mirë”, citohet të ketë thënë Biden në një diskutim në internet me aktorin Don Cheadle të enjten.

Vërejtjet e tij, sipas Daily Mail, të sjellin në mendje një gafë të Hillary Clinton gjatë zgjedhjeve të 2016, ku ajo tha se gjysma e mbështetësve të Trump mund të futen në një ‘shportë të mjerueshme’.

Ky ishte një koment që fushata Trump ishte në gjendje ta shfrytëzonte.

Ajo kishte thënë që gjysma e mbështetësve të kandidatit të atëhershëm Trump ishin ‘racist, seksist, homofob, ksenofob, islamafobik’.

Ajo më vonë tërhoqi deklaratën e saj ‘gjeneraliste’.

“Mbrëmë isha ‘përgjithësisht e përgjithshme’ dhe kjo kurrë nuk ishte një ide e mirë. Me vjen keq për të thënë fjalën ‘gjysma’ – ishte gabim”, tha ajo në shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, gjenerali amerikan shpjegon se cili ishte

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, gjenerali amerikan shpjegon se cili ishte "mesazhi i Tel Avivit për Teheranin"

Botë
Kalo në kategori