LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden ka folur për pasionin ndaj veturave

Joe Biden ka folur për pasionin ndaj veturave

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zbuluar pasionin e tij për veturat në një podcast ku ishte i ftuar së fundmi.

Ai ka folur rreth entuziazmit dhe përvojës së tij me veturat, dhe ka theksuar se prej momentit kur është shpallur president ka preferuar të vozisë vetëm prodhime amerikane, duke filluar nga Hummer EV deri te Corvette.


“A i keni parë modelet e reja? Ato kanë një çelës startues. Unë kam vozitur një Porsche deri në 281 km/h”, tha Biden në podcast.

Gjithashtu, në bisedë e sipër ai ka treguar se i pëlqen garat me vetura, sidomos ato pa përdorimin e pajisjeve elektrike si sistemi Launch Control.

Ky rrëfim i presidentit ka bërë që pasionantët e veturave të kenë më shumë simpati për kreun e shtetit. /Telegrafi/