Jobe Bellingham emëron një lojtar të Real Madridit që i pëlqen si luan dhe nuk është vëllai i tij, Jude

Në një bisedë të kohëve të fundit me mediat e klubit, lojtari i ri i Borussia Dortmund, Jobe Bellingham, foli hapur rreth lojtarit që i pëlqen ta shikojë më shumë në kohën e tij të lirë.
Ndër mesfushorët që i riu ndjek, i preferuari i tij nuk është askush tjetër përveç legjendës së Real Madridit, Luka Modric.
Sa i përket vëllait të tij më të madh, Jude, Jobe bëri shaka se "e ka parë mjaftueshëm" tashmë.
Të dy lojtarët anglezë janë në Amerikë, atje ku po zhvillohet Kupa e Botës për Klube.
Real Madfridi do të përballet në 1/8 me Juventusin, ndërsa Borussia Dortmundi takohet me Monterreyn. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































