Është raportuar në fillim të kësaj jave se Liverpool po planifikon të ulet me Mohamed Salah pas përfundimit të sezonit për të diskutuar të ardhmen e tij.

The Reds duan me çdo kusht ta mbajnë sulmuesin egjiptian në Anfield, duke i ofruar një rinovim të kontratës.


Megjithatë jo vetëm Salah, por drejtuesit e klubit do të ulen për të biseduar edhe me dy yje të tjerë.

Screenshot 2 68

Tabloidi anglez The Telegraph shton se Reds do të zhvillojnë gjithashtu bisedime me Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold .

Të tre lojtarëve u skadon marrëveshjet në fund të sezonit 2024/2025, kështu që një vendim për të ardhmen e tyre duhet të merret sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mediumi në fjalë shton se prioriteti i parë i Liverpool ka qenë emërimi i një trajneri të ri.

Tani Arne Slot është konfirmuar vetëm si shefi i ardhshëm i The Reds, hierarkia po kalon te lojtarët. /Telegrafi/

telegrafi sport app