Lija e majmunit (Monkeypox) është riemërtuar si ‘mpox’ nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pasi ka marrë ankesa se emri aktual i sëmundjes është “racist dhe stigmatizues”.

Reklama

“Të dy emrat do të përdoren njëkohësisht për një vit, ndërsa ‘majmuni’ (monkey) do të hiqet gradualisht”, tha agjencia globale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

‘Mpox’ u propozua nga organizata e shëndetit të burrave REZO, me drejtorin e saj që tha se heqja e imazheve të majmunëve i ndihmoi njerëzit ta merrnin seriozisht urgjencën shëndetësore.

Simptomat e lisë së majmunit ndryshojnë, por përfshijnë skuqje, ethe, ënjtje të nyjeve limfatike, rraskapitje dhe dhimbje koke.

Reklama

Lezionet e vetme gjenitale dhe plagët në gojë ose anus janë identifikuar gjithashtu si simptoma të virusit nga një bashkëpunim ndërkombëtar i mjekëve në 16 vende.

Reklama

Disa nga simptomat ishin aq të rënda saqë kërkonin që pacientët të shtroheshin në spital.

Të dhënat e javës së kaluar zbuluan se një dozë e vetme e vaksinës kundër lisë së majmunit siguron 78% mbrojtje kundër virusit, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA). /Telegrafi/