LAJMI I FUNDIT:

Jo fjalë, vetëm vepra në Barcamp’in e trembëdhjetë

Jo fjalë, vetëm vepra në Barcamp’in e trembëdhjetë

Si zakonisht fundi i muajit sjell Barcamp’in e radhës në Prishtinë, të trembëdhjetin nën mbështetjen e IPKO Foundation, duke grumbulluar pjesëmarrës të fushave të ndryshme për të prezantuar e shkëmbyer ide mes vete, dhe për të inspiruar të tjerët për të qenë më aktiv.

Folës me eksperinca në Startup Weekend Prishtina, AppCamp Kosovo, WikiAcademy Kosovo e Social Innovations Camp ishin prezent para një audience si zakonisht në numër të madh, të cilët ndan me ta atë që kanë arritur deri më sot pasi kanë ndryshuar jetën e tyre prej të qenit student e të kërkuarit punë, në të qenit krijues.

Dren Imeraj e Dijon Vula nga Smart Squared, biznes nga inkubatori i Innovation Centre Kosovo, treguan për problemin që identifikuan me idenë e tyre dhe për punën që kanë bërë drejt zgjidhjes së tij. “Nga një ide dhe një problem real, ne e shëndërruam atë në realitet për 54 orë, duke patur edhe një produkt të gatshëm e të demonstruar para audiencës së Startup Weekend ku edhe fituam vendin e parë” u shpreh Dren Imeraj. Ai më tej tregoi për punën e bërë dhe për kalimin në inkubatorin e ICK’s, duke shëndërruar zyrën në një laborator dhe duke zhvilluar produktin më tej deri në një faze mjaft të mirë e mjaft stabile deri më sot. “Tani po bëhet një punë prej partnerëve tanë AppSix e Project Graphics për të zhvilluar aplikacionin e Smart Squared, që bashk me pajsijet do të mundësoj një eksperiencë të shkëlqyer për përdoruesin drejt kontrollimit të pajisjeve në shtëpi” tha Dijon Vula, duke treguar pak detaje mbi të ardhmen e kompanisë.


Dyshja simpatike Agon Avdimetaj e Dorjan Berishaj, bashkë-themelues të AppSix, një prej storieve të suksesit nga inkubatori i ICK, e gjithashtu fitues të vendit të tretë në Startup Wekeend Prishtina me Math 4 Kids dhe me disa anëtarë tjerë, si dhe një prej ekipeve fituese në AppCamp Kosovo me Skendermen e një aplikacion për turizëm, treguan spontanisht atë shkëndijën e tyre për të lëvizur nga të qenit student drejt të qenit krijues. “Në AppCamp Kosovo, që është organizuar nga IPKO Foundation ne kemi prezantu dy aplikacione që janë ba me një mund të madh e të cilat janë shpërblyer edhe prej jurisë, gjë që na ka motivuar sërish për të shkuar më tutje” tha Dorjan Berishaj, duke theksuar më tej planet e kompanisë në të cilët janë angazhuar tani. “Sot me AppSix po zhvillojmë aplikacione për klientë të ndryshëm, për platforma iOS e Android dhe po vazhdojmë të rritemi, duke qenë edhe kompani e hapur edhe për anëtarë tjerë për t’iu mundësuar të gjithëve qasje në një eksperiencë moderne që nuk mund ta fitojnë gjithkund në Kosovë” theksoi Agon Avdimetaj.

Narona Ahmeti dhe Furtuna Sheremeti, të dyja pjesëmarrëse në WikiAcademy Kosovo me artikuj të ndryshëm, treguan për eksperiencën e tyre dhe për punën e bërë drejt shpalosjes se artikujve me burime të besueshme mbi temat që kanë trajtuar sistemin ligjor në Kosovë e gjithashtu monumentet e Kosovës. “Është për tu falenderuar IPKO Foundation për një punë të shkëlqyer që ka bërë në organizimin e një ngjarje të tillë që nxit të rinjt të shkruajnë e të kontribojnë për Kosovën, e mbi të gjitha është fantastike të kuptosh faktin qe nuk ndalesh me aq dhe vazhdon më tutje duke inspiruar edhe të tjerë për të kontribuar me punë vullnetare në këtë drejtim” tha Narona, ndërsa Furtuna tregoi për detaje mbi punën e saj që ka bërë për të shpalosur për studentët e huaj sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe për t’ju treguar se edhe këtu në Kosovë nuk është më ndryshe se diku tjetër.

Lotspot, një prej ekipeve fituese të Social Innovations Camp të organizuar nga Unicef Innovations Lab kohë më parë, ishte prezent për të prezantuar punën e bërë gjatë kampit drejt zhvillimit të aplikacionit për të shërbyer qytetarët me informata mbi parkingjet e lira në Prishtinë, përmes një sistemi mjaft intersant me bazë në ueb dhe platformë mobile. Granit Gashi, Burim Arifi, Bardh Rexhepi, Gent Ahmeti e Mic Sokoli treguan mjaft në detaje sesi është arritur tek rezultati dhe treguan edhe për karakterin e garës Social Innovations Camp, ndërsa më pas në pjesën e diskutimit me audiencën treguan edhe për modelet e mundshme financiare dhe për mbështetjen prej 2,000 euro që kanë marr nga Innovation Lab.

Për tu përshëndetur është ndikimi i këtyre ngjarjeve në nxitjen e të rinjëve të Kosovës që të jenë aq të shkëlqyer në atë që bëjnë dhe për të qenë krijues e jo shfrytëzues, ndërsa e veçanta është se përmes pranisë së tyre ata kanë motivuar edhe shumë të tjerë për të vepruar dhe për të qenë pjesë e ngjarjeve të këtilla.

Në trend Teknologji

Më shumë
Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Teknologji
Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

Teknologji
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori