LAJMI I FUNDIT:

Jevtiq uron fillimin e muajit të Ramazanit

Jevtiq uron fillimin e muajit të Ramazanit

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka uruar besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

“Unë i përgëzoj të gjithë anëtarët e besimit mysliman për fillimin e agjërimit të Ramazanit me dëshirën që këto ditë të shenjta të Ramazanit të sjellin për të gjithë besimin e ndërsjellë dhe vlerat e vërteta shpirtërore që na duhen të gjithë në këto periudha të vështira që kanë goditur tërë botën”, tha Jevtiq.

Jevtiq shprehi urimin që muaji i shenjtë i Ramazanit të kalojë në devotshmëri të sinqertë dhe të thellë, dhe se veprat e mira duhet të jenë shenja në veprimin e mirë.

“Kaloni ditët e muajit të Ramazanit në paqe, shëndet të mirë dhe çdo mirëqenie të Zotit së bashku me familjet tuaja – RAMAZAN MUBAREK OLSUN”, shprehet Jevtiq në urimin e tij. /Telegrafi/