Lypsarja me deformime fizike, që jetoi nga lëmosha në Libi, ka vdekur milionere.

Policët mbetën të hutuar, kur zbuluam se Fatima Othman kishte akumuluar një pasuri të konsiderueshme, ndërsa jetonte e vetmuar nëpër Bejrut, transmeton Telegrafi.


Trupin e 52-vjeçares e kanë gjetur pa shenja jete, në një makinë të braktisur, teksa pranë kishte një qese me pesë milionë LBP, që vlejnë rreth tremijë euro.

Jetoi foto 2 Lypsarja Othman

Lypësarja kishte grumbulluar në një llogari bankare edhe 1.7 miliardë LBP, që vlejnë hiq më pak se një milion euro, të cilën hetuesit e zbuluan, teksa po hetonin vdekjen e saj.

Raporti thekson se ajo ka pësuar sulm në zemër, ndërsa vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimte. Megjithatë, pasuria që ka mbledhur është konsideruar si befasi e papritur.

Jetoi foto 3 Llogaria saj bankare

Zonja Othman e kishte të pamundur t’i përdorte duart dhe këmbët, që kur pësoi lëndime të mëdha, gjatë Luftës Civile Libaneze.

Jetoi foto 5 Paratë pranë trupit

Ajo u bë e famshme në kryeqytet, pasi një ushtar u fotografua duke i dhënë ujë dhe ngjarja u bë virale në media.

Jetoi foto 4 Ushtari duke i dhënë ujë

Policia ka gjetur disa familjarë të largët të saj në Ain Al-Zahab, të cilët e kanë marrë trupin për ta varrosur.

Njëjtë sikur policët, ata nuk po mund të besonin për pasurinë që kishte mbledhur kushërira e tyre. /Telegrafi/