LAJMI I FUNDIT:

“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë me pako ushimore 50 familje të Malishevës

“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë me pako ushimore 50 familje të Malishevës

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, që udhëhiqet nga hoxhë Halil Kastrati, sot ka ndihmuar 50 familje të Komunës së Malishevës me pako ushqimore.

Kjo është ndihma e radhës për familjet në nevojë, në këtë situatë, kur territori i Komunës së Malishevës, është në karantinë të plotë, për shkak të prezencës së virusit korona.


Në emër të Komunës së Malishevës, hoxhë Kastratin dhe shoqatën “Jetimat e Ballkanit” e ka falënderuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Në këtë situatë që gjindemi si komunë, këto ndihma janë shumë të mirëseardhura, pasi disa familje nuk kanë pasur mundësi të furnizohen me gjëra ushqimore dhe të qenit në karantinë, e ka efektin e saj, pasi njerëzit kanë më pak mundësi të furnizohen, por me këto ndihma të vazhdueshme, nga njerëz bamirës, edhe kjo situatë tejkalohet dhe menaxhohet më mirë”, tha kryetari Begaj, me rastin e pranimit të ndihmave nga “Jetimat e Ballkanit”.

Begaj e Kastrati iu kanë bërë apel qytetarëve, që të zbatojnë urdhëresat e institucioneve për kujdes të shtuar, në mënyrë që të mbrohemi nga virusi korona, pasi edhe nevojat e familjeve që nuk kanë mundësi të furnizohen, gjithmonë do të ketë zgjidhje dhe nuk do të ju mungojnë ushqimet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori