LAJMI I FUNDIT:

Jetë e re në shtëpi të re – Hapen dyert e shtëpisë së parë në lagjen Qershia

Jetë e re në shtëpi të re – Hapen dyert e shtëpisë së parë në lagjen Qershia

Shtëpia e re gjithmonë sjellë gëzim dhe emocione. Janë momente që bashkojnë familjen dhe japin shpresë për të ardhmen.

Për Lagjen Qershia sot është një ditë e veçantë, për arsye se po dorëzojnë çelësat e parë për familjen që do të fillojë një jetë të re në lagjen më të re në kryeqytet.

Kjo familje sot do të bëhet e para që do të hapë dyert e një shtëpie në lagjen Qershia, lagje kjo e cila posedon 130 shtëpi moderne me sistemin “smart home”.

Për familjen e parë dhe të gjitha që do të vijnë pas saj kjo lagje bashkëkohore ju dhuron një jetë plot shije që krijon pikëpamje të re për mënyrën e të jetuarit.

Lagjja “Qershia” është një lagje e tipit të mbyllur me 130 shtëpi të tipit “A”, “B” dhe “C”, gjegjësisht shtëpitë kanë nga 200m2, 202m2 dhe 249m2.

Materialet eko, sistemet e mençura të teknologjisë, siguria dhe qasja e lehtë për në qytet janë disa nga tiparet karakterizuese të lagjes.

Lagjja Qershia gërsheton idenë e veçantë të një stili modern me teknologjinë më të zhvilluar.

Në shtator të vitit 2016 filluam me ndërtimin e lagjes dhe deri në fund të këtij viti pritet që finalizohet komplet projekti. Zgjedhe “Qershinë” tënde sot. Kontaktoni në 049999904; 049174800 apo info@bp-home.com.