LAJMI I FUNDIT:

Jeta e komunitetit rom, në varfëri të skajshme (Video)

Jeta e komunitetit rom, në varfëri të skajshme (Video)

Rreth 20 familje të komunitetit rom, jetojnë në një lagje të fshatit Janjevë të Komunës së Lipjanit, 20 kilometra në jug të Prishtinës.

E përbashkëta e familjeve të këtij komuniteti janë kushtet e vështira ekonomike, varfëria, papunësia dhe niveli i ulët i arsimimit.


Familja 12 anëtarëshe Gashi përballet me skamjen dhe problemet që shoqërojnë atë.

Kryefamiljarja Sevdije Gashi, thotë se për 30 vite me radhë po përballet me varfërinë e skajshme.

“Ashtu si mundemi jetojmë… kështu. Kur po ka edhe ushqehemi… kur nuk ka po rrimë… Problemet janë të mëdha, sidomos për fëmijët që nuk po kanë kushte. Janë të uritur, nuk kanë veshmbathje”, thotë Sevdija.

Ndihma sociale prej 80 eurosh, që autoritetet qendrore ua ofrojnë, nuk përmbushin nevojat elementare të kësaj familje.

Kushtet e vështira ekonomike kanë lënë pa shkollim të gjithë fëmijët e kësaj familjeje.

“Nuk kanë shkuar shumë [në shkollë]… vetëm dy-tre vjet. Kushtet nuk i kam pas t’i dërgojë në shkollë. Dimri i ftohtë dhe nuk kanë pas çka me vesh, me mbathë. Shkolla lartë, nuk kanë mundur të shkojnë se ftohtë. Pa punë, bashkëshorti nuk punon edhe djemtë janë pa punë”, shprehet ajo.

I njëjti fat ka përcjellë edhe gjeneratat më të reja të kësaj familje.

Ramiana është bashkëshortja e njërit nga djemtë e familjes Gashi. Ajo u martua në moshën 16-vjeçare dhe nuk ka shkuar fare në shkollë.

“Nuk kam dashtë të shkojë në shkollë. Si të shkojë në shkollë – pa veshmbathje. Ku t’i marrim paratë, kur nuk ke para, ku t’i marrë”, shprehet ajo. Tani 20-vjeçare, ajo kujdeset për tre fëmijët e saj që shumë herë mbesin edhe të uritur.

“Fëmijët po kërkojnë ushqim, unë nuk kam para, kur kemi i ushqejë kur nuk ka mbesin të uritur. Tani koha është e ftoftë, fëmija i vogël është me bronhit qe dy javë ka koll, por nuk kam pas mundësi të blejë ilaçe”.

Zyrtarë të Komunës së Lipjanit, thonë se janë në dijeni të kushteve në të cilat jeton ky komunitet dhe se herë pas herë ndihmojnë ata.

Avdullah Fazliu, drejtor i Shëndetësisë dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Lipjanit, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet kanë mbështetur projektet e shoqatave joqeveritare të cilat në forma të ndryshme kanë ndihmuar komunitetin rom.

“Diku i kemi rreth 20 mijë euro subvencione që i shpërndajmë për komunitetet, pavarësisht cilit komunitet i takojnë. Këto ndihma janë momentale jepen për ndonjë djegie të shtëpisë apo për familjet të cilat kanë kushte të rënda”, tregon Fazliu.

Qytetarë të shumtë të komunitetit rom, gjatë vitit 2015 të shtyrë nga varfëria kishin ikur drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në kohën e largimit masiv të dhjetëra mijëra qytetarëve të tjerë të Kosovës.

Aktualisht, në Kosovë jetojnë rreth 9 mijë romë. Papunësia në mesin e komunitetit rom, sipas shënimeve, është mbi 90 për qind. Pothuaj e njëjta përqindje paraqitet edhe tek niveli i ulët i arsimimit të tyre. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori